Republika e Kosoves

Obiliq

Sipërfaqja

Komuna e Obiliqit shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës me një sipërfaqe prej 105 km2.
Ka një pozitë të mirë gjeografike,  kufizohet me komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Vushtrisë dhe Podujevës. Ka lidhje hekurudhore të rëndësishme me Mitrovicën.
Këtë sipërfaqe e përbën një relief i ndryshëm me teren malor, sipërfaqe fushore dhe të rrafshët me tokë pjellore.

Pjesa qendrore shtrihet rreth lumit Sitnica, ndërsa pjesët tjera të reliefit në lindje shkojnë duke u ngritur në kodra e lugina të malit Qyqavica dhe në përëndim po ashtu në kodra e lugina (male të degëve të maleve të Albanikut (Kopaonikut).

Rrjedhë se 75% e sipërfaqes së komunës është sipërfaqe e rrafshët dhe kodrinore, ndërsa diku rreth 25% janë terrene malore. Pika më e lartë e territorit të komunës është në fshatin Kozaricë me 740 m lartësi mbidetare, kurse pika më e ulët është tek ura në mes të fshatit Palaj dhe qytetit të Obiliqit me 530 m lartësi mbidetare