Republika e Kosoves

Obiliq

Pozita gjeografike

Komuna e Obiliqit shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës me një sipërfaqe prej 105 km2.
Ka një pozitë të mirë gjeografike,  kufizohet me komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Vushtrisë dhe Podujevës. Ka lidhje hekurudhore të rëndësishme me Mitrovicën.
Këtë sipërfaqe e përbën një relief i ndryshëm me teren malor, sipërfaqe fushore dhe të rrafshët me tokë pjellore.

Pjesa qendrore shtrihet rreth lumit Sitnica, ndërsa pjesët tjera të reliefit në lindje shkojnë duke u ngritur në kodra e lugina të malit Qyqavica dhe në përëndim po ashtu në kodra e lugina (male të degëve të maleve të Albanikut (Kopaonikut).

Rrjedhë se 75% e sipërfaqes së komunës është sipërfaqe e rrafshët dhe kodrinore, ndërsa diku rreth 25% janë terrene malore. Pika më e lartë e territorit të komunës është në fshatin Kozaricë me 740 m lartësi mbidetare, kurse pika më e ulët është tek ura në mes të fshatit Palaj dhe qytetit të Obiliqit me 530 m lartësi mbidetare.

 

Ekonomia

 

Bartes te zhvillimit ekonomik në komunën e Obiliqit sot janë termoelektranat,minierat e thëngjillit,toka bujqësore e kategorisëI-IV dhe rruga magjistrale M2 në  relacionin Prishtinë–Mitrovicë.

 Termocentrali Kosova A

Potencialet kryesore zhvillimore që i posedon kjo komunë janëzonat e pasura me thëngjill dhe toka kualitative bujqësore(kateg.I-IV)Komuna e Obiliqit ishte një ndër qendrat më të mëdha  të zhvillimit ekonomik në Kosovë në kohën e ish Jugosllavisë.Tani kjo komunë trashëgon të gjitha potencialet  qëishin dikur,sigurisht jo në gjendjen funksionale tëatëhershme.Kjo do të thotë qe perveç përparësisë që ofron kjo trashëgimi kryesisht industriale,ka edhe problemet e veta nëlidhje me nevojat për invetstime të mëdha,për ndërrimin e teknologjisë ,për specializimin e punëtorëve,për mosndotjen e ambientit dhe hapjen e  mihjeve të reja,me pasojë tëzhvendosjes së fshatrave.Edhe sot barren e zhvillimit tëenergjisë në Kosove e mban komuna e Obiliqit.

 

 

Tregtia

 

 

Kryesisht zhvillohet në sektorin privat përmes dyqaneve të ndryshme tregtare të mallrave ushqimore, materialit ndërtimor, sanitar,etj.  Një çështje shumë e rëndësishme është ngritja e një termocentrali të ri Kosova C , që sipas projektit të propozuar nga Qeveria e Kosovës do të ndërtohet  në komunën tonë.  Sipas strategjisë së zhvillimit afatmesëm të hartuar nga Qeveria e Kosovës për komunën tonë si veprimtari kryesore shihen këto aktivitete ekonomike:

 

– energjetika, agrokultura, bizneset (ndërmarrjet) e vogla dhe të mesme, agrobiznesi. 

Në komunën e Obiliqit, aktiviteti ekonomik me numrin më të madh të të punësuarve është në njësitë e Termocentralit Kosova A dhe Kosova B, si subjekte shoqërore, kurse sa i përket biznesit privat ai kryesisht zhvillohet në formë të dyqaneve të vogla tregtare dhe zejtare me një numër të vogël të të punësuarve.

 

 

Ndotja dhe degradimi i mjedisit

 

 

Komuna e Obiliqit është një ndër komunat më tëndotura në Kosovë e ndoshta edhe në Evropë. Burimet kryesore të ndotjes së mjedisit janëkapacitetet e vjetruara dhe teknologjia e vjetër për prodhimin e energjisë elektrike, siç jane termoelektranat Kosova A dhe Kosova B, ngrohtorja,tertorja. Gjatë prodhimit të energjisëelektrike vjen deri te djegia e thëngjillit, me ç’rast lirohen gazrat dhe pluhuri fluturues në formë të tymit dhe nepërmjet të tymtarëve lirohen në atmosferë, ndërsa elementet tjera,të cilat janë në përberje tëthëngjillit lirohen në formë të hirit dhe ne formë të ujërave,pas proceseve teknologjike.

 

Ujërat

Është një komunë e pasur me ujë, ka tre lumenj jo të mëdhenj:
Llapi, Drenica, Sitnica si dhe sistemin e ujitjes Ibër-Lepenc.
Sitnica rrjedh nëpër terren fushor me një pjerrtësi mesatare 0,7 m/km. Një dukuri mjaft e dëmshme është edhe ndotja e vazhdueshme e këtyre lumenjve.

Bujqësia

 

Komuna e Obiliqit përveç që ka sipërfaqe me rezerva të mëdha të thëngjillit, ka edhe një sipërfaqe të rrafshët dhe mjaft pjellore prej 5400 ha, prej tyre 900 ha janë pronë shoqërore,kurse 4500 ha janë në pronësi private.48 % e territorit të komunës së Obiliqit është tokë bujqësore dhe 37 % është tokë pyjore. Komuna ka diku rreth dy hektarë sera, të shpërndara nëpër fshatrat e komunës. Si orientim i zhvillimit të bujqësisë do të jenë kryesisht agrikultura (plantacionet, vreshtat, bletaria etj.) dhe agrobiznesi d.m.th. finalizimi i produkteve bujqësore që kultivohen.

 

 

Turizmi

 

Në komunën e Obiliqit ka disa objekte që janë trashëgimi nga e kaluara historike dhe si të tilla shërbejnë si objekte turistike dhe tërheqin një numër solid të vizitorëve, si të tilla janë p.sh. fusha e ashtuquajtur Fusha e Kosovës dhe Tyrbja e Sulltan Muratit II në Mazgit.Si pasuri tjetër turistike e komunës sonë janë edhe disa drunj shumë të vjetër disa qindra vjeçar si druri në oborrin e Tyrbes në Mazgit, i cili është diku rreth 300 vjeçar si dhe në fshatin Sibofc ku ndodhen 3 drunj shumë të vjetër,por për të cilët nuk është përcaktuar vjetërsia si dhe nuk janë ende nën mbrojtjen institucionale.Në fshatin Grabofc të Epërm ekziston një burim i ujit mineral nëntokësor,por edhe ky nuk është i mbrojtur.

 

 

Arsimi

 

   Sistemi i edukimit në komunën e Obiliqit është I organizuar në tri nivele: edukimi parafillor, fillor dhe i mesëm. Në komunën e Obiliqit funksionojnë gjashtë shkolla fillore në gjuhën shqipe me nëntë paralele të ndara fizike, katër shkolla fillore në gjuhën serbe dhe dy shkolla të mesme shqipe dhe një serbe. Këto objekte shkollore kanë nevojë për renovim, për rregullim të oborreve shkollore, fushave sportive dhe pajisje me laboratorë, kabinete dhe punëtori me mjete të nevojshme arsimore. Komuna në vitin 2004/2005 ka ndarë 20 bursa për studentët e lendëve deficitare, por në të ardhmen kërkohet që të vazhdohet projekti për ndarjen e bursave dhe të rritet numri I tyre, duke u bazuar në nevojat për kuadër përkatës

Shëndetësia 

Bartëse kryesore e kujdesit primar shëndetësor në komunën e Obiliqit është Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare  në qytet me popullsi prej 5000  banorë dhe 5 qendra të mjekësisëfamiljare në vendbanime më të mëdha  me mbi 2000 banorë,si në Milloshevë,Plemetin,Breznicë,Palaj dhe Siboc  dhe dy ambulanca shëndetësore në Shipitullë dhe Babimoc.Në Mazgit të Ulët pritet që së shpejti të hapet ambulance e cila është nëndërtim e sipër.Sistemi shëndetësor në komunën e Obiliqit ka nevojë për investime të mëtejshme,si nëobjekte,infrastructure,ashtu edhe në mjete të punës.Në shumëfshatra ka edhe mungesë të kuadrit mjekësor.Poashtu,vërehet qartë se kuadri actual shëndetësor është I paspecializuar.Lidhur me këtë duhet punuar në zhvillimin e kapaciteteve të reja superior,si dhe në aftësimin e tyre ekzistues.