Republika e Kosoves

Obiliq

PËRGJEGJËSITË

Kjo drejtori është përgjegjëse për:

  • Ushtrimin e përgjegjësive që i ka komuna në lëmin e bujqësisë në kuptim të gjerë, pylltarisë, burimeve natyrore dhe zhvillimit rural, në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse dhe Institucionet tjera relevante;
  • Percjelljen dhe zbatimin e politikave zhvillimore të bujqësisë, lavërtarisë, blegtorisë, pemëtarisë, perimtarisë , bletarisë dhe peshkatarisë;
  • Përcjelljen dhe koordinimin e zbatimit të ligjeve në lëmin e bujqësisë, duke përfshirë prodhimtarinë bimore, blegtorale, resurset natyrore, dhe zhvillimin rural në territorin e komunës;
  • Nxitjen dhe inkurajimin e fermerëve për të investuar në rritjen e kapacitete të tyre bujqësore;
  • Përgatitjen e planeve dhe raporteve vjetore të zhvillimit të prodhimtarisë dhe percjelljen e realizimit të atyre planeve, për mbjelljet vjeshtore dhe pranverore, korrje-shirjet dhe mbledhjen e të mirave bujqësore dhe raportin në MBPZHR;
  • Organizimin e seminareve, këshillimeve, etj. me qëllim të formimit profesional të fermerëve dhe nxitjen për kultivimin e kulturave të reja bujqësore;
  • Organizimin e vizitave studimore për fermerët, brenda dhe jashtë vendit për këmbimin e përvojave të tyre;
  • Masat për vetëdijesimin e institucioneve relevante për rëndësinë që ka bujqësia për zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit, zvogëlimin e problemeve sociale;
  • Mbajtjen e evidencës për tokat bujqësore, llojet dhe sipërfaqet me kultura bujqësore, llojet, kategoritë dhe numrin e krerëve të kafshëve shtëpiake shoqëritë e bletëve, etj.;
  • Kujdesin që toka bujqësore të shfrytëzohet për prodhimtari të qëndrueshme bujqësore;
  • Caktimin e taksës së nevojshme, në harmoni me ligjin, në rastet e domosdoshme të ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore (të përkohshëm ose të përhershëm) në bashkëpunim me MBPZHR-MPH;
  • Ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e prodhimtarisë bujqësore nga fatkeqësitë elementare (vërshimet, breshëri, zjarri, pandemitë, etj.);
  • Vlerësimin e dëmit dhe propozimin e rekomandimeve për masat e mëtejme, në rast fatkeqësie elementare;
  • Koordinimin dhe bashkëveprimin me OJQ dhe kooperativa, që kanë aktivitet bujqësor;
  • Hulumtimin e donatorëve për realizimin e projekteve;
  • Mbrojtjen e tokave bujqësore, pyjeve, si dhe burimeve tjera natyrore, shëndetit të kafshëve, etj. në bashkëpunim me drejtorinë e inspeksionit;
  • Zhvillimin e turizmit rural;
  • Pranimin e dokumentacionit,digjitalizimin e parcelave dhe dorëzimin e aplikacioneve në MBPZHR për subvencione dhe grante.
  • Bashkëpunimin me sistemin e ujitjes “Ibër Lepenci”për ujitjen e tokave bujqësore.
  • Punë të tjera nga kompetencat e komunës në lëminin e bujqësisë, pylltarisë dhe resurseve natyrore.