Qendra për Shërbim me Qytetarë është pjesë e strukturës organizative të administratës. Përbëhet nga zyrtarët e qendrës për shërbim me qytetarë të cilët kryejnë veprime të shërbimit administrativ si : bëjnë pranimin e kërkesave/parashtresave nga qytetarët dhe subjektet tjera. Këto kërkesa/parashtresa, të kompletuara përcillen në drejtoritë e administratës komunale, varësisht ku pala parashtron për shqyrtim dhe vendosje. Pasi që drejtoria përkatëse ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me kërkesën/parashtresën e palës, të njëjta kthehen në QSHQ-ë. Zyrtarët e QSHQ-së, janë të obliguar të njoftojnë qytetarët dhe subjektet e tjera për përgjigjen në kërkesa/parashtresa.
Komunikimin e drejtpërdrejtë, korrekt dhe transparent me qytetarët dhe bizneset, dhënien e ndihmës profesionale për paraqitjen e kërkesave dhe parashtresave, njohja e qytetarëve me informacionet e nevojshme lidhur me kushtet, procedurat administrative , ligjore , afatet kohore të paraqitjes dhe trajtimit të kërkesave dhe parashtresave si në formën klasike ashtu edhe përmes formës elektronike /internetit , përgatitja dhe vënia në dispozicion të broshurave dhe fletëpalosjeve informative për qytetarët si dhe publikimin në ueb faqe, mbajtja e dosjeve , statistikave të parashtresave dhe kërkesave të paraqitura nga qytetarët, shtypjen e librit të protokollit për kërkesat/parashtresat, vëzhgimi i reagimeve të qytetarëve dhe zyrtarëve të komunës ndaj shërbimeve që ofron qendra etj.
DREJTORIA E SHËNDETESISË DHE MIRËQENIE SOCIALE
DREJTORIA E ARSIMIT
DREJTORIA E BUJQËSISË DHE PYLLTARISË
DREJTORIA PËR GJEODEZI, KADASTËR DHE PRONË
DREJTORIA PËR SHËRBIME PUBLIKE,
DREJTORIA E INSPEKSIONIT