Republika e Kosoves

Obiliq

PËRGJEGJËSITË

 Kryen veprime procedurale administrative në përgjegjësi të Drejtorisë;

Përgatit akte normative për funksionimin e Drejtorisë;Harton programin zhvillimor afatgjatë dhe afatmesëm të infrastrukturës në nivel të  komunës, duke marrë parasysh nevojat e banorëve dhe duke bashkëpunuar me këshillat lokale, krahas zhvillimit urbanistik të vendbanimeve dhe viseve rurale, ku njëherësh edhe përcjell realizimin e tyre;

Përcjell dhe studion rrjedhat e zhvillimit të infrastrukturës së komunës dhe cakton kriteret e ndërtimit të infrastrukturës rrugore, me pikësynim zhvillimin e infrastrukturës  në drejtim të infrastrukturës urbane;

Përgatit detyrat projektuese dhe bën kategorizimin e objekteve të infrastrukturës lokale dhe rurale;

Harton projektet e vogla të infrastrukturës, sipas kërkesave të këshillave lokale;

Cakton organin mbikëqyrës për mbikëqyrjen dhe komisionin për kontrollim teknik të objekteve të ndërtuara, në bashkëpunim me Zyrën e prokurimit;Bën menaxhimin (mbikëqyrjen) e ndërtimit, rindërtimit të infrastrukturës rrugore (kanalizimet fekale, atmosferike, kabllore, ujësjellësin, asfaltimin, ndriçimin publik, sinjalizimin horizontal dhe vertikal) në qytet dhe vise rurale;.

Kontrollon dhe mbikëqyr cilësin dhe ngjeshmërinë e materialit ndërtimor, nëpërmjet laboratorit të licencuar për përputhshmërinë me norma teknike të pranuara sipas standardeve;

Bashkëpunon ngusht me Zyrën e prokurim të Drejtorisë së Administratës, me qëllim të jetësimit të kontratave të nënshkruara për kryerjen e punimeve të infrastrukturës lokale;

Kryen punë nga lëmi i gjeodozisë për nevoja të Drejtorisë;

Ruan dokumentacionin e eksproprijimit të pronave, për vitet e mëhershme, në interes të Komunës;