Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Energjitike të Kosovës, z.Luigj Imeri, kanë vizituar rrugën Obiliq-Palaj, e cila si rezultat i daljes se lumit Sitnica nga shtrati është e pakalueshme, por, fatmirësisht bankina përreth TC “Kosova B”, është në gjendje të rregulltë.
Kryetari Gashi, ka njoftuar qytetarët
të cilët frekuentojnë rrugën Obiliq-Palaj,se: “Deri në normalizimin e situatës në këtë pjesë të rrugës, si rrugë alternative mund ta shfrytëzojnë rrugën e minieres nga fshati Dardhishtë, që shpie deri në fshatin Lajthishtë, Siboc, Hade , Shipitullë dhe Graboc.“