Republika e Kosoves

Podujevë

Asfaltohet rruga që lidh Sfeçlën me Surkishin

2018/10/18 - 11:42

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka inspektuar punimet n asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Sfeçël me Surkishin.
Gjatë inspektimit të punimeve në asfaltimin e kësaj rruge, kryetari Veliu tha se rregullimi dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore, që ndihmon qarkullimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, vazhdon të mbetet prioritet në investimet kapitale.
Kjo rrugë që lidh këto dy fshatra ka një gjatësi prej 600 metra, ndërsa në të ardhmen do të vazhdohet me asfaltimin e saj deri te rrethi te Hotel “Besiana”.
Gjatë inspektimit të punimeve në realizimin e këtij projekti kryetari Veliu shoqërohej nga Hamdi Jaha – drejtor i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit.