Republika e Kosoves

Podujevë

Komuna e Podujevës ka hapur qendrën e thirrjeve për qytetarë

2021/01/06 - 3:29

ALO, KOMUNA!

Çdo problem apo ankesë e çfarëdo lloji në Komunën e Podujevës, nga sot, ka një adresë të vetme.

Mjafton të thirrni në numrat: 0800 19 110 apo të shkruani në +383 466 19 110 me Viber ose Whats App, dhe nga aty, operatori do ta adresojë çështjen e ngritur nga Ju, te zyrtari përgjegjës.

Ky sistem i avancuar teknologjik, i realizuar nga Drejtoria e Administratës, mundëson komunikim të pandërprerë me qytetarë për ta adresuar problemin në vend të duhur dhe në kohë sa më të shpejtë.
Të gjitha thirrjet janë pa pagesë. Orari i punës, prej orës 8:00 deri në orën 20:00.