Hilmi Hoxha
Ka lindur në Podujevë ku dhe ka kryer shkollën e mesme në Gjimnaz “8 Nëntori” tashmë Aleksandër Xhuvani.
Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore dega e Gjeografis në Prishtinë.
Hoxha ka një përvojë 35 vjeçare si profesor i lëndës së gjeografis ku aktualisht jep mësim në shkollën e mesme në Gjimnaz “Aleksandër Xhuvani” Podujevë.
Hilmi Hoxha është anëtar i Kuvendit Komunal për 3 mandate, dhe vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Hilmi Hoxha është baba i tre fëmijëve jeton dhe vepron në Obrançë të Podujevës.
Përveç funksionit si kryesues dhe profesor i lëndës së Gjeografisë, Hilmi Hoxha kohën e lirë ja përkushton bletarisë.
PËRGJEGJËSITË
Kuvendi i Komunës
30.1 Kuvendi i Komunës është organi më i lartë në Komunë i cili zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet lokale.
30.2 Kuvendi ka 35 këshilltarë.
30.3 Mandati i çdo këshilltari të Kuvendit të Komunës verifikohet nga komisioni për verifikimin e mandateve që themelohet nga Kuvendi i Komunës, para nënshkrimit të mandatit nga secili këshilltar.
30.4 Të gjithë këshilltarët e Kuvendit duhet ta nënshkruajnë betimin solemn si në vijim:
“Betohem (ose deklaroj solemnisht) se do t’i kryej me nder, me besnikëri, pa anime e me ndërgjegje dhe sipas ligjit detyrat dhe do t’i ushtroj autorizimet e mia si këshilltar i Kuvendit të komunës së Podujevës,në mënyrë që të sigurohen kushte për jetë të qetë për të gjithë”.
30.5 Këshilltarët e Kuvendit të Komunës, të cilët nuk e nënshkruajnë betimin ose mandatin në pajtim me paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni brenda një muaji pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pushojnë së qeni anëtar.