Republika e Kosoves

Podujevë

Shpejtim Bulliqi

Shpejtim Bulliqi, është lindur në shtator të vitit 1968, në fshatin Llugë, Podujevë. Ka përfunduar studimet themelore, ato të magjistraturës dhe doktoratës në Departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Universitetin e Prishtinës.

Është aktivizuar në lëvizjet studentore e politike nga fillimi i pluralizmit politik në Kosovë në vitet e ,90-ta në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nga viti 1993 është mësimdhënës universitar në Departamentin e Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës. Në vazhdën e studimeve në fushën e Gjeografisë deri me tani ka botuar një numër publikimesh profesionale e shkencore si dhe monografi që lidhën me fushën specialistike të tij.

Ne kuadër te kontributeve shkencore e profesionale deri me tani ka qenë pjesëmarrës në një numër projektesh e konferencash shkencore në nivel vendi e ndërkombëtare. Në dy mandate ka qenë i zgjedhur Këshilltar në Kuvendin Komunal në Podujevë. Deputet në legjislaturën e V-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe ka qenë anëtar i Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini e Sport. Tashmë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai vazhdon të japë kontributin e tij politik si anëtar i saj.

Është i martuar dhe ka katër fëmijë.