Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Bulliqi priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës

2023/01/17 - 11:01

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorët, Antoneta Ejupi dhe Leutrim Krasniqi kanë pritur në takim drejtorin e departamentit për statistika sociale, Avni Kastrati dhe bashkëpunëtorët e tij nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Përfaqësuesit e ASK-së i njoftuan udhëheqësit komunal se gjatë këtij viti ASK planifikon të bejë regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Periudha e cila do të realizohet regjistrimi i popullisisë është nga data 1 shtator deri më 16 tetor 2023.

Regjistrimi do të jetë gjithëpërfshirës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë të obliguar ligjërisht që t’i përgjigjen regjistrimit dhe të japin informata të sakta për çdo anëtar të familjes.

Kryetari Bulliqi u zotua për gatishmërinë e plotë të institucioneve lokale për bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në mënyrë që të sigurohen të dhëna sa më të sakta dhe të dyja palët u dakorduan për bashkërendim të planit për realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti.