Republika e Kosoves

Podujevë

Një ditë pune në Komunë, për personat me nevoja të veçanta

2019/10/28 - 2:34

Në kuadër të fushatës “Tetori-muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me nevoja të veçanta”, Komuna e Podujevës ka ofruar punë njëditore, me pagesë, për dhjetë persona të kësaj kategorie.
Aktiviteti i organizuar nga Komuna e Podujevës, me përkrahjen e kryetarit Agim Veliu, ka për qëllim promovimin e mundësive të barabarta profesionale për personat me nevoja të veçanta dhe lobimin për eliminimin e barrierave për pjesëmarrjen e tyre në jetën e përditshme.
Në kuadër të kësaj fushate Njësiti për të Drejtat e Njeriut në Komunën e ka angazhuar dhjetë persona të kësaj kategorie, të cilët janë të shpërndarë në drejtori të ndryshme brenda Komunës dhe brenda kësaj dite, ata kanë treguar se mund të japin kontribut dhe të integrohen në institucione, qofshin ato publike ose private.
Përzgjedhjen e personave të angazhuar Komuna e ka bërë në bashkëpunim me Organizatën “HANDIKOS”, dega në Podujevë. Komuna e Podujevës, në vazhdimësi mbështet funksionimin e kësaj organizate, përmes përkrahjes financiare.