Sektori i Arkivës
Mehdi Kurrumeli
Shef i Sektorit te Arkivës
Kontakti: 049 977 780; centrix:03820040849
E-mail: Mehdi.Kurrumeli@rks-gov.net
Zyrtare për Arkiv
Mihrije Dubovci
Kontakti: 0490978824, centrix 038 200 40857
Emaili: Mihrije.Dubovci@rks-gov.net
Funksionimi
Drejtorati për Administratë
Sektori për Arkiv
Qëllimi
1.. Administrimi i dokumenteve zyrtare – veprimtari ndihmëse, që kontribuon dhe ndihmon organet e institucioneve në kryerjen e detyrave të tyre themelore zyrtare në mënyrë të drejtë dhe efikase.
- Arkivi – pjesë përbërëse e njësisë për administrimin e dokumenteve ose njësi e
veçanet organizative, në të cilën ruhen lëndët e përfunduara, regjistrat (evidencat) mbi aktet
(shkresat) dhe lëndët, si dhe materiali tjetër si dokument i regjistruar, derisa t’i dorëzohet
arkivit kompetent. Arkivi mund të organizohet edhe në mënyrë elektronike, por gjithsesi
duhet të ketë elemente identifikuese.
Objektivat
- Menaxhon punën e përgjithshme të Sektorit dhe ndihmon Drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave.
- Menaxhon stafin e Sektorit dhe në bashkëpunim me Drejtorin, organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore;
- Ndihmon Drejtorin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime / përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
- Udhëheqë Arkivin dhe është përgjegjës për zbatimin e ligjshmërisë lidhur me arkivimin e lëndëve,
- Siguron mbledhjen dhe analizën e informatave për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Arkivin si dhe inspektimin e tyre,
- Bashkëpunon me Agjencinë e Arkivave të Kosovës dhe institucionet tjera lidhur me arkivimin e lëndëve:
- Siguron mirëmbajtjen e regjistrave gjithëpërfshirës për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe ofron informata statistikore dhe të tjera për udhëheqësin e drejtorisë dhe organet e jashtme sipas kërkesës;
- Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara;
9.kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen nga Drejtori i Drejtorisë.
10 .Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me drejtuesin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e detyrave, shërbimeve dhe produkteve përkatëse:
- Siguron sistemimin dhe mbajtjen azhure të lëndëve arkivore, si dhe propozon udhëzues të nevojshëm për funksionimin e arkivit;
12 Përcakton në përputhje me ligjin mënyrën e mbajtjes së regjistrit arkivor dhe lëndëve arkivore; 1
13.Siguron që njësitë arkivore të jenë të shënuara me shenjat e përcaktuara sipas rregullave;
- Përkujdeset për afatet e arkivimit të lëndëve, si dhe përgatit lëndët me afat të përhershëm për dorëzim në Arkivin e Republikës të Kosovës sipas dispozitave ligjore;
15.Regjistron të dhënat nga format standarde në bazën kompjuterike të dhënave dhe kontrollon çdo ndryshim të propozuar për klasifikimin dytësor;
- Ruan në vend të posaçëm disqet me shkresat elektronike sipas ligjeve ne fuqi.