Informatat për Biznese
- Biznesi individual: Në biznesin individual, pronari ka përgjegjësi të pakufizuar për të gjitha borxhet e shoqërise. Shoqëria ka një emërtim zyrtar ose përfshin mbiemrin e ligjshëm të pronarit dhe të përfshij shkurtesën “B.I.”
- Ortakëri e përgjithshme: Te ortakëria e përgjithshme, të gjithë ortakët përgjigjen pa kufizim, e solidarisht për borxhet e shoqërisë. Emri Zyrtar i Ortakërisë së Përgjithshme duhet të përfshijë fjalët “Ortakëri e Përgjithshme” ose shkurtesën “O.P.”.
- 3.Ortakëri e Kufizuar:Në Ortakërisë së Kufizuar, përveç ortakëve “të pakufizuar” (ortakët që përgjigjen pa kufizim e solidarisht për borxhet e kompanisë) marrin pjesë edhe ortakët “e kufizuar” ose ata ortakë, që përgjigjen për detyrimet e kompanisë deri në kufirin e vlerës së kontributeve të tyre. Emri Zyrtar i Ortakërisë së Kufizuar duhet të përfshijë fjalët “Ortakëri e Kufizuar” ose shkurtesën “O.K.”.
- 4. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara:Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara janë ato shoqëri që janë themeluar nga një ose disa themelues, të cilët përgjigjen për të gjitha borxhet e tyre dhe detyrimet tjera me tërë asetet. Emri Zyrtar i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar duhet të përfshijë fjalët “Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar” ose shkurtesën “SH.P.K”.
- Shoqëritë aksionare : Shoqëri aksionare janë ato shoqëri, kapitali i të cilave ndahet në aksione dhe që aksionaret përgjigjen për të gjitha borxhet dhe detyrimet e tjera me tërë asetet dhe pasurinë e saj. Shoqëria mund të themelohet e të ketë një ose disa aksionar. Emri Zyrtar i Shoqërisë Aksionare duhet të përfshijë fjalët “Shoqëria Aksionare” ose shkurtesën “SH.A. ”Shuma e kapitalit fillestar të kësaj shoqërie është më së paku 10.000Euro.
- Shoqëria e Huaj Tregtare:Kompania e huaj është shoqëri tregtare dhe prej momentit të regjistrimit konsiderohet si dega në Kosovë që nuk ka identitet të personit juridik. Pas regjistrimit i gëzon të gjitha të drejtat dhe detyrimet e themeluara në bazë të ligjit të zbatueshëm. Emri Zyrtar i Degës së Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë duhet të përfshijë emrin e plotë të Shoqërisë së Huaj Tregtare me prapashtesën “Dega në Kosovë” ose shkurtesën “D.K”.
- Zyra e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare:Emri Zyrtar i Zyrës së Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë duhet të përfshijë emrin e plotë të Shoqërisë së Huaj Tregtare me prapashtesën “Zyra e Përfaqësisë në Kosovë” ose shkurtesën “Z.P.K”.
- Ndërmarrjet shoqërore:Ndërmarrje shoqërore do të thotë një person juridik që shumica e aseteve dhe kapitali janë në pronësi shoqërore . Këto ndërmarrje deri në privatizim monitorohen dhe regjistrohen nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit sipas Ligjit Nr.06/L-016 për Shoqëritë Tregtare.
- Ndërmarrjet publike:Ndërmarrja Publike është ndërmarrje e cila kryen veprimtarinë e interesit të përgjithshëm, që është e themeluar nga shteti. Ndërmarrja publike monitorohet nga Qeveria dhe organizohen si Shoqëri Aksionare në përputhje me ligjin në fuqi mbi shoqëritë tregtare. Të gjitha interesat pronësore në një ndërmarrje publike do të përfaqësohen me aksione dhe të gjitha këto aksione duhet të jenë të regjistruara.
- Kooperativat bujqësore: Kooperativa bujqësore është një shoqëri tregtare e krijuar nga personat fizikë apo juridik të cilët duhet të jenë të gjithë bujq që kontribuojnë me pronën e vet private në kapitalin aksionar. Kooperativa e Bujqëve themelohet nga së paku pesë (5) bujq, që janë nënshkrues të detyrimeve. Kooperativa nuk do të themelohet pa kapital e as nuk do të ekzistojë pa kapital. Kapitali ndahet në aksione të vlerës së barabartë me vlerë minimale prej 10 €. Drejtori nuk mund të jetë anëtar i kooperativës. Të gjitha këto mund ti shifni në Ligjin Nr.2003/9 për Kooperativat e Bujqëve si dhe Ligjin Nr,03/L-004 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Kooperativat e Bujqëve Nr-2003/9.
2.Regjistrimi i biznesit të ri
Aplikimi mund të bëhet në çdo qendër komunale të ARBK-së, varësisht nga selia apo vendi i ushtrimit të veprimtarisë së subjektit që kërkon regjistrimin. Lista e qendrave komunale është e publikuar në këtë faqe zyrtare të internetit të ARBK-së.
Për regjistrim të biznesit mund të aplikoni Online në: https://rbk.rks-gov.net
- Çfarë duhet për regjistrimin fillestar?
- Formulari i aplikimit,
Për të filluar një regjistrim, një aplikanti duhet të plotësojë formularin e aplikimit. Përpara se të plotësohet formulari aplikimit, aplikanti duhet të dijë informacionin e mëposhtëm:
- Formulari aplikimit është specifik për lloje të ndryshme shoqërish tregtare që aplikojnë (persona fizikë që bëjnë biznes apo korporatë). Prandaj, aplikanti duhet të sigurohet që ai/ajo e di, nëse aplikimi do të jetë për një person fizik, i cili do regjistrohet për të kryer biznes apo për një korporate si dhe llojin e korporates. Informacioni mbi kërkesat ligjore të shoqërive tregtare mund të gjendet në ligjin Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare. Ky ligj mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e internetit të ARBK-së.
- Formularët e aplikimit mund të merren në dy mënyra:
- a) pranë qendres së regjistrimit të biznesit ose
- b) mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e internetit të ARBK-së.
- Të gjitha instruksionet për plotësimin e tyre mund të gjenden në qendër të regjistrimit të biznesit . Çdo zyrtar pranimi është I gatshëm të ndihmojë aplikantin të plotësojë të gjitha rubrikat e detyrueshme të formularit të aplikimit.
- Dorëzimi aplikimit për regjistrim në ARBK
- Pasi formulari aplikimit plotësohet, aplikanti (ose personi i autorizuar për regjistrim) paraqet formularin e aplikimit personalisht, në qendër të regjistrimit të biznesit, së bashku me dokumente të tjera shoqëruese, të duhura.
- Aplikanti ose personi autorizuar, identifikohet tek zyrtari ARBK-së nëpërmjet një dokumenti origjinal identifikimi, si dhe (për personin e autorizuar) nëpërmjet një autorizimi të nënshkruar, për përfaqësimin e aplikantit për qëllim regjistrimi.
- Zyrtari i pranimit verifikon që aplikimi dhe dokumentet shoqëruese janë të plota dhe të pranueshme nga ARBK. Nëse aplikimi është i paplotë ose i pasaktë, zyrtari i pranimit do të njoftoj dhe ndihmojë për sqarimin dhe plotësimin e formularit.
- Kur pranohet një formular aplikimi plotësuar, duhet të jetë i nënshkruar nga aplikuesi apo përfaqësuesi i autorizuar.
- Taksa me rastin e regjistrimit të biznesit fillestar nuk paguhet, ndërsa për ndryshimet në biznesin ekzistues paguhet në bazë të Udhëzimit Administrativ të paraparë dhe të publikuar në faqen zyrtare të inernetit të ARBK-së.
III. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Biznesit Individual (B.I.) ose Ortakëri e Përgjithsme (O.P.):
- Plotësimi formularit B,
- Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë),
- Pëlqimin e Përfaqësuesit të regjistruar në bazë të nenit 24.5 pika d) e Ligjit Nr. 06/L-016,
- Për Ortakëri të Përgjithshme marrëveshjen e ortakëve të përgjithshëm në bazë të nenit 31.1.3 të Ligjit Nr. 06/L-016.
Afati për kryerjen e regjistrimit të Biznesit Individual dhe Ortakërisë së Përgjithshme në ARBK është 2 ditë.
- Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Ortakërisë së Kufizuar (O.K.) –
- Plotësimi i formularit A0,
- Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 32.13 të Ligjit Nr. 06/L-016,
- Statuti,
- Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve, përfaqësueseve të autorizuar të përfshirë në biznes,
- Pëlqimin e Përfaqësuesit të regjistruar në bazë të nenit 24.5 të Ligjit Nr. 06/L-016,
- Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K):
- Plotësimi i formularit A0,
- Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 82.1 të Ligjit Nr. 06/L-016,
- Statuti në bazë të nenit 33 të Ligjit Nr. 06/L-016,
- Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve, përfaqësueseve të autorizuar të përfshirë në biznes,
- Pëlqimin e përfaqësuesit të regjistruar në bazë të nenit 24.5 të Ligjit Nr. 06/L-016.
Afati për kryerjen e regjistrimit të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare në ARBK është 3 ditë.
- Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërive Aksionare (SH.A):
- Plotësimi i formularit A0,
- Statuti në bazë të Nenit 34.1.3 të Ligjit Nr. 06/L-016,
- Marrëveshjen apo Rregulloren e Shoqërisë sipas Nenit 34.4 të Ligjit Nr. 06/L-016,
- Pëlqimin e përfaqësuesit të regjistruar në bazë të nenit 24.5 te Ligjit Nr. 06/L-016,
- Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve, përfaqësueseve të autorizuar të përfshirë në biznes.
VII. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Kompanisë se Huaj-Dega në Kosovë:
- Plotësimi formularit A0,
- Vendimi për hapjen e Kompanisë së huaj,
- Vendimin për emërimin e Drejtorit (pasaporta kopje) dhe Përfaqësuesit të regjistruar (letërnjoftimi kopje),
- Certifikata e biznesit (origjinal apo kopje e notorizuar, jo me e vjetër se tre muaj nga data e lëshimit dhe nëse nuk është në gjuhen shqipe, serbe apo angleze të përkthehet në njërën nga këto tri gjuhë dhe përkthimi të jetë i noterizuar) që e hap përfaqësinë në Kosovë,
- Kopje e pasaportit të pronarit dhe drejtorit të Kompanisë së huaj,
- Kopje e statutit të kompanisë së huaj,
- Pëlqimin e Përfaqësuesit të Regjistruar në bazë të nenit 24.5 të Të Ligjit Nr. 06/L-016.
Vërejtje: Nëse pronari i biznesit nuk është prezent kur dorëzohen dokumentet atëherë aplikuesi mund ti dorëzoj dokumentet me autorizim dhe letërnjoftim kopje.
VIII. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Kooperativës Bujqësore:
- Plotësimi i formularit K0,
- Marrëveshja e Shoqërisë,
- Statuti,
- Vendimi për emërimin e drejtorit,
- Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të anëtarëve, personave të autorizuar të përfshirë në biznes,
- Pëlqimin e Përfaqësuesit të regjistruar në bazë të nenit 24.5 të Ligjit Nr. 06/L-016.
3. Regjistrimi i ndryshimeve në biznes
Për të bërë ndryshime në biznesin tuaj ekzistues ju duhen këto dokumente si dhe t’i përdorni formularët përkatës, nëse përdorni aplikimin online për te bërë kërkesa për ndryshime formularët dhe fletëpagesat gjenerohen nga sistemi. Në vijim janë sqarimet shtese:
Për çdo ndryshim që dëshironi të bëni në Biznesin Individual ose Ortakërisë së Përgjithshme, ju duhet ta përdorin formularin B ose gjenerohet nga sistemi nëse aplikoni online.
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të emrit të Biznesit Individual ose Ortakërisë së Përgjithshme:
- Plotësimi i formularit B,
- Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
- Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.
- Fletëpagesa në shumën prej 5.00€
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës së Biznesit Individual ose Ortakërisë së përgjithshme:
- Plotësimi i formularit B,
- Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
- Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.
- Fletëpagesa në shumën prej 5.00€
III. Dokumentet që janë të nevojshme për Ndryshim të tipit të Biznesit Individual ose Ortakërisë së përgjithshme:
- Plotësimi i formularit B,
- Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
- Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit,
- Vërtetimi nga administrata tatimore për ndërrim të tipit të biznesit,
- Marrëveshja në mes të ortakëve (nëse është ortakëri e përgjithshme).
- Fletëpagesa në shumën prej 5.00€
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të numrit të punëtorëve në Biznes individual ose Ortakëri të përgjithshme:
- Plotësimi i formularit B,
- Kopja e certifikatës së biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).
- Dokumentet që janë të nevojshme për shtimin apo heqjen e veprimtarive në Biznes Individual apo Ortakëri të përgjithshme:
- Plotësimi i formularit B,
- Kopja e certifikatës së biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshimin e pronarëve në Biznes individual ose Ortakëri të përgjithshme:
- Plotësimi i formularit B,
- Origjinali, certifikata e biznesit,
- Vërtetimi prej Administratës Tatimore të Kosovës për ndërrim të pronarit,
- Kopja e letërnjoftimit të pronarit të kaluar dhe pronarit të ri,
- Marrëveshja në mes të pronarëve.
VII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshimin e drejtorit apo Përfaqësuesit në Biznesin Individual ose Ortakëri të Përgjithshme:
- Plotësimi i formularit B,
- Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
- Kopja e letërnjoftimit të drejtorit apo Përfaqësuesit,
- Vendimi për ndërrim të drejtorit, kurse për ndërrim të Përfaqësuesit duhet një deklaratë,
- Kopja e certifikatës së biznesit.
VIII. Dokumentet që janë të nevojshme për shtim apo ndryshim të njësisë në Biznesin Individual ose Ortakëri të Përgjithshme:
- Plotësimi i formularit B,
- Kopja e certifikatës së biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).
- Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 5.00€.
- Shuarja e Njësisë së biznesit është pa pagesë.
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të emrit të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Zyra e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtareose Kompanisë së Huaj ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit A1,
- Statuti i plote,
- Vendimin për ndryshim të statutit dhe ndryshim të emërtimit,
- Kopja e letërnjoftimit aksionarëve,
- Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.
Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Zyra e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtareose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit A3,
- Statuti i plote,
- Vendimi për ndryshim të statutit dhe ndryshim të adreses,
- Të ceket edhe në vendim edhe në statut adresa e re,
- Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.
- Fletëpagesa në shumën prej 10.0€
III. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të tipit të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakërisë së Kufizuar ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit A4,
- Statuti i plote,
- Vendimi për të ndërrim të statutit,
- Të dorëzohet certifikata e biznesit origjinale,
- Statuti i ri,
- Vërtetimi nga administrata tatimore për ndërrim të tipit te biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve,
- Fletëpagesa në shumën prej 10.0€
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të numrit të punëtorëve të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakërisë së Kufizuar ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit A5,
- Statuti i plote,
- Vendimi për ndryshim të numrit të punëtorëve,
- Kopja e Certifikatës së biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Kapitalit të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakërisë së Kufizuar ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit A6,
- Statuti i plote,
- Vendimi për ndryshim të Statutit dhe për ndryshim të kapitalit,
- Kopja e Certifikatës së biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.
- Fletëpagesa në shumën prej 10.0€
- Dokumentet që janë të nevojshme për shtim apo heqje të Veprimtarive të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakërisë së Kufizuar ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit A7,
- Statuti i plote,
- Vendimi për ndryshim të statutit,
- Kopja e Certifikatës së biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.
- Fletëpagesa në shumën prej 10.00€
VII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Pronarëve-Aksionarëve të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakërisë së Kufizuar ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit A8,
- Statuti i plote,
- Vendimi për ndryshim të statutit,
- Kontrata mbi faljen ose shitjen e aksioneve,
- Kopja e Certifikatës së biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit, pasaportat, të aksionarëve.
- Fletëpagesa në shumën prej 10.00€
VIII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Drejtorëve apo të Përfaqësuesit të Regjistruar të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Zyra e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit A9,
- Statuti i plote,
- Vendimi për shkarkim dhe emërim të drejtorit / ëve apo të Përfaqësuesit të Regjistruar (deklaratën per Agjentin),
- Kopja e Certifikatës së biznesit,
- Kopjet e letërnjoftimeve të drejtorit/ëve apo Përfaqësuesit të Regjistruar të shkarkuar dhe drejtorit / ëve të emëruar.
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Njësive të Shoqërisë Aksionare, Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakërisë së Kufizuar ose Kompanisë së Huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit A10,
- Statuti i plote,
- Vendimi për ndryshim të statutit,
- Kopja e Certifikatës së biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.
- Fletëpagesa në shumën prej 10.0€
- Shuarja e Njësisë është pa pagesë.
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Emrit të Kooperativës Bujqësore ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit K1,
- Statuti i plote,
- Vendimin për ndryshim të statutit dhe ndryshim të emërtimit,
- Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve,
- Të dorëzohet Certifikata origjinale e biznesit.
- Fletëpagesa në shumën prej 10.00€
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit K3,
- Statuti i plote,
- Vendimi për ndryshim të statutit,
- Të ceket edhe në vendim edhe në aneks statut, adresa e re,
- Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve.
- Fletëpagesa në shumën prej 10.00€
III. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Kapitalit të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit K6,
- Statuti i plote,
- Vendimi për ndryshim të kapitalit,
- Kopja e Certifikatës së biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve.
- Fletëpagesa në shumën prej 10.00€
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Veprimtarive të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit K7,
- Statuti i plote,
- Vendimi për ndryshim të statutit,
- Kopja e Certifikatës së biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve.
- Fletëpagesa në shumën prej 10.00€
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Pronarëve-Aksionarëve të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit K8,
- Statuti i plote,
- Vendimi për ndryshim të statutit,
- Kontrata mbi faljen ose shitjen e aksioneve,
- Kopja e Certifikatës së biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të anëtarit (anëtarëve) – aksionarit (aksionarëve).
- Fletëpagesa në shumën prej 10.00€
- Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Drejtorëve të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit K9,
- Statuti i plote,
- Vendimi për shkarkim të drejtorit/ëve,
- Vendimi për emërim të drejtorit/ëve të rinj,
- Kopja e Certifikatës së biznesit,
- Kopjet e letërnjoftimeve të drejtorit/ëve të kaluar dhe drejtorit/ëve të ri.
VII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Njësive të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
- Plotësimi i formularit K10,
- Statuti i plote,
- Vendimi për ndërrim të statutit,
- Kopja e Certifikatës së biznesit,
- Kopja e letërnjoftimit të anëtarit (anëtarëve).
- Fletëpagesa në shumën prej 10.00€
- Shuarja e Njësisë është pa pagesë.
4. Kërkesa për shuarje të biznesit
- Dokumentet që janë të nevojshme për shuarje të Biznesit Individual ose Ortakërisë së Përgjithshme:
- Plotësimi i formularit D,
2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
3. Certifikata Origjinale e biznesit,
4. Vërtetimi prej Administratës Tatimore të Kosovës për shuarjen e biznesit.
- Dokumentet që janë të nevojshme për shuarjen e korporatave:
- Plotësimi i formularit D,
2. Shpallja në një gazetë me tirazh të madhe në Kosove, në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës në madhësi jo më të vogël se 1/10 e faqes. Duhet sjell kopjen nga gazeta dhe pas 30 ditëve kompletohen këto dokumente,
3. Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës për shuarje të biznesit,
- Vendimi për likuidimin e korporatës,
- Vendimi për emërimin e Likuidatorit,
- Raporti mbi mjetet e kapitalit,
7. Certifikata origjinale e biznesit,
8. ID-të kopje të pronarit ose pasaportat kopje, nëse është pronari i huaj,
9. Vendimin për Shpërbërjen vullnetare të Korporatës,
10 Certefikat nga gj.themelore.
Të gjitha këto bëhen sipas ligjit për shoqëri tregtare Nr. 06/L-016 neni 114,212.
III. Dokumentet që janë të nevojshme për shuarjen e degës ne Kosove:
- Plotësimi i formularit D,
- Shpallja ne një gazete me tirazh të madhe ne Kosove, në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës, një shpallje në madhësi jo më të vogël se 1/8 e faqes,
- Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës për shuarje të biznesit,
- Certifikatën e biznesit Origjinal,
- ID. kopje te pronarit dhe ID. kopje të drejtorit/ve,
- Vendimin për shuarje vullnetare të Degës.