Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

Ështe organizuar aktivitetë kulturor me rastin e ditëlindjes së poetit dhe artistit të shquar Kadri Kadriu

2024/07/08 - 9:29

Me rastin e ditëlindjes së poetit dhe artistit të shquar Kadri Kadriu, është organizuar aktivitetë kulturor dhe artistikë në nderim të veprës dhe heroizmit të tij.

Kadri Kadriu ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një piktor dhe poet që la pas një trashëgimi kulturore të pasur për të gjithë artdashësit.

Në këtë ditë të veçantë për kulturën e qytetit të Mitrovicës të pranishëm ishin miq, familjarë si dhe personalitete nga jeta politike dhe kulturore e vendit.

Me një fjalë rasti foli edhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore z.Erden Atiq i cili tha se ” Ndihem i lumtur që ne sot gëzojmë atë për të cilën punojë e dha kontribut artisiti i madh Kadri Kadriu dhe se vepra e tij do të jetojë përgjithmonë”.

Po ashtu për jetën dhe veprën e artistit Kadriu folen edhe miq dhe familjar të tij.

Ky manifestim u pasurua edhe me artistë të cilët performuan pjesë nga veprat e artistit Kadri Kadriu.