Zyra e Prokurimit
Zyra e Prokurimit kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
-
- Të zbatojë ligjin, aktet nënligjore dhe legjislacionin dytësor të prokurimit publik;
- Të sigurojë që prokurimet publike të zhvillohen në mënyrën efikase, efektive, transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve dhe burimeve publike;
- Të sigurojë integritetin dhe përgjegjësinë e personave që kryejnë ose janë të përfshirë në një aktivitet të prokurimit publik;
- Të promovojë trajtim të barabartë dhe një treg të hapur të prokurimit dhe krijimin e një kulture institucionale për organet publike të bazuara në profesionalizëm dhe të pandikuara nga interesat personale;
- Të zbatojë rregullat e prokurimit publik të cilat tashmë janë të bazuara mbi parimet e transparencës, konkurrencës dhe trajtimit të barabartë jo-diskriminues.
- Zhvillimin e transparencës si instrumentin më të rëndësishëm të kontrollit që duhet përdorur në mënyrë që puna e institucioneve të përcillet nga jashtë;
- Mban evidencë për tërë procesin e prokurimit, prej fillimit deri në dhënien e kontratës;
- T`i ofrojë palës së interesuar qasje të drejtpërdrejtë në të gjitha të dhënat, lidhur me një aktivitet të prokurimit, përveç informatave sekrete afariste;
- Me kërkesën e cilitdo person, t`i siguroj qasje të menjëhershme dhe të arsyeshme personit të tillë të interesuar që të ketë qasje në të dhënat mbi aktivitetin e prokurimit 10 (dhjetë) ditë pas përfundimit të një aktiviteti të prokurimit, me përjashtim të informatave sekrete afariste të kërkuara nga vetë operatori ekonomik;
- Kujdeset që gjatë ushtrimit të aktiviteteve të prokurimit të inkurajojë konkurrencën dhe të respektojë barazinë e pjesëmarrësve në procesin e prokurimit publik.
- Të realizojë kërkesat e drejtorive në pajtim me planifikimin e prokurimit
- Hartimin e planit të prokurimit për Komunën e Mitrovicës
- Raporton te kryetari i Komunës në mënyrë periodike për punën e zyrës
- Ndihmon dhe sipas nevojës Përgatitë harmonizimin e rregulloreve komunale që ndërlidhen me Ligjin e Prokurimit Publik.
- Dërgon për publikim në ueb faqe të gjitha dokumentet (Njoftimet për kontratë, njoftimet per dhënie të kontratës, njoftimet për nënshkrim të kontratave, kontratat e nënshkruara, njoftimet për anulim te kontratave, njoftimet per konkurse te projektimit, ankandet publike, planet dhe raportet e prokurimit, vendimet e OSHP-së dhe dokumente të tjera që rrisin transparencën)