Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

Drejtoria për Komunitete dhe Kthim

Drejtoria për Komunitete dhe Kthim, në mbështetje të dispozitave ligjore, nënligjore, statutare dhe të rregulloreve komunale, ushtron autorizimet dhe përgjegjësitë si në vijim:

  • Promovojë dhe mbrojë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre;
  • Promovojë dhe mbrojë qasje të barabartë të të gjitha komuniteteve në shërbimet publike;
  • Bashkërendojë procesin e kthimit dhe të promovojë krijimin e kushteve për kthim dhe riintegrim të personave të zhvendosur dhe të riatdhesuar në Komunë;
  • Përgatitë plan veprimet përkatëse në pajtueshmëri me qeverinë dhe prioritetet komunale, për t’i ndihmuar Komunës në përmbushjen e obligimeve të veta në lidhje me procesin e kthimit dhe të riintegrimit;
  • Identifikojë nevojat pë të komuniteteve, zhvillojë, sigurojë dhe monitorojë zbatimin e projekteve që avancojnë të drejtat e komuniteteve, qasjen e komuniteteve në shërbimet publike, si dhe krijimin e kushteve për kthim dhe reintegrim të qëndrueshëm;
  • Bashkërendojë të gjitha aktivitetet me institucionet komunale dhe me qeverinë;
  • Mbikëqyrë dhe u dorëzon raporte të rregullta kryetarit të Komunës dhe Kuvendit të Komunës për progresin e arritur në fushën e të drejtave të komuniteteve, qasjes së tyre të barabartë në shërbimet komunale, kthim, riatdhesim dhe riintegrim;
  • Në pajtim me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, mirëmbanë për qëllime statistikore dhe të politikave, të dhëna elektronike (një bazë të të dhënave) për kategoritë e personave nën kujdesin e saj, përfshirë personat e që u takojnë komuniteteve, refugjatët, personat e zhvendosur, të kthyerit vullnetarë dhe jovullnetarë. Këto baza të të dhënave duhet të jetë në përputhje me bazën e të dhënave të MKK-së, MPMS-së dhe MPB-së;
  • Mbledh të dhëna në lidhje me personat që kthehen nga vendet e treta në mënyrë vullnetare ose jovullnetare;
  • I raporton rregullisht kryetarit të Komunës për punën e drejtorisë;
  • I dorëzon kryetarit të Komunës dhe Kuvendit të Komunës raport vjetor;
  • Sipas kërkesave, informon dhe paraqet raport, tek institucionet e qeverisë qendrore, lidhur me aktivitetet e drejtorisë