DREJTORIA PËR BUXHET DHE FINANCA
Drejtoria e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik do të jetë përgjegjëse për performancën e detyrave si në vijim:
- Hartimin e rregulloreve komunale për çështje financiare;
- Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projekt-buxhetit;
- Mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare vjetore;
- Menaxhimin e thesarit nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Komunës;
- Mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit;
- Realizimin e procedurave dhe raporteve të kontabilitetit;
- Dhënien e këshillave profesionale nga fusha e buxhetit organeve komunale;
- Përcjelljen e aktiviteteve të subjekteve ekonomik të biznesit, hulumtimin dhe dhënien e udhëzimeve të nevojshme profesionale;
- Regjistrimin dhe licensimin e bizneseve;
- Dhënien e udhëzimeve dhe këshillave në lidhje me bizneset e reja;
- Bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me MF-in dhe institucionet tjera rreth grandeve, transfereve, planifikimit vjetor dhe afatmesëm;
- Hartimin e planit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Komunës;
- Hartimin e planeve konkrete për zhvillimin e industrisë zejtare;
- Hartimin e planit për shfrytëzimin e burimeve ekonomike që janë brenda Komunës;
- Krijimin e kushteve të qëndrueshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.