Zyra për të drejta të njeriut dhe komunitete
Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarëve
Në funksionet e punës së zyrtarëve që lidhen me të drejtat dhe integrimin e komuniteteve, hyjnë së paku këto aktivitete:
-
- Krijimi dhe mbajtja e kontakteve të rregullta me komunitetet joshumicë dhe me institucionet komunale;
- Ngritja e vetëdijes dhe përhapja e informatave për të drejtat e komuniteteve;
- Vlerësimi i nevojave specifike të komuniteteve që banojnë në komunë, duke marrë parasysh nevojat specifike të grave, fëmijëve dhe pleqve;
- Këshillimi i shefit të zyrës lidhur me obligimet e Komunës për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat dhe interesat e komuniteteve;
- Mundësimi i qasjes së komuniteteve joshumicë në shërbime publike;
- Zhvillimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e projekteve që kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komuniteteve;
- Ndihma për shefin e zyrës për t’u ndërlidhur me institucionet e qeverisë qendrore, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile;
- Mbikëqyrja e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të komuniteteve nga ana e autoriteteve komunale dhe qendrore që ofrojnë shërbime në nivelin lokal;
- Dorëzimi i raporteve të rregullta tek koordinatori i njësisë dhe/ose tek shefi i zyrës.
Në funksionet e punës së zyrtarëve që lidhen me kthimin hyjnë së paku këto aktivitete:
- Krijimi dhe mbajtja e kontakteve të rregullta me personat e zhvendosur, të kthyerit; personat e riatdhesuar, komunat dhe autoritetet në territorin e të cilave banojnë personat e zhvendosur dhe personat që mund të riatdhesohen, komunitetet pranuese dhe institucionet komunale;
- Ngritja e vetëdijes dhe përhapja e informatave për të drejtat e personave të zhvendosur, të kthyerve dhe personave të riatdhesuar;
- Vlerësimi i nevojave specifike të personave të kthyer dhe të atyre që mund të kthehen ose të riatdhesohen në komunë;
- Mundësimi i qasjes së personave të zhvendosur dhe të personave që kthehen ose riatdhesohen në komunë në shërbime publike;
- Zhvillimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e projekteve që kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të personave të zhvendosur dhe të personave që kthehen ose riatdhesohen në komunë;
- Ndihma për shefin e zyrës për t’u ndërlidhur me institucionet e qeverisë qendrore, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile;
- Mbikëqyrja e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të personave të zhvendosur dhe të personave të kthyer dhe të riatdhesuar në komunë nga ana e autoriteteve komunale dhe qendrore që ofrojnë shërbime në nivelin lokal.