Zyra për Komunikim me Publikun
ZYRTARE PËR INFORMIM
ARZANA LYTA
Shkollimi: Universiteti i Prishtinës; Fakulteti i Filologjisë – Dega “Gazetari”, Kolegji “AAB” ,Master (MA) “Marketing dhe Menaxhim biznesi”.
E-mail: arzana.lyta@rks-gov.net
Tel: 028/590-044
ZYRTAR PËR INFORMIM
IRFAN MEHMETI
Shkollimi: International Business College Mitrovica – Dega “Shitje Ndërkombëtare dhe Marketing”
E-mail: irfan.mehmeti@rks-gov.net
Tel: 028/590-044
Zyra për Komunikim me Publikun kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
- Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
- Në koordinim me udhëheqësin organizon dhe planifikon të gjitha aktivitetet nga fusha e informimit: përgatit njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime për media;
- Rregullisht informon opinionin për punën e Zyrës së Kryetarit të Komunës, Drejtorive, Kuvendit të Komunës, Komiteteve dhe Komisioneve;
- Përcjellë shkrimet dhe publikimet e mediave lidhur me aktivitetet e komunës, përgatit përmbledhje të informatave për udhëheqësin dhe përgadit përgjigjet, reagimet sipas nevojës;
- Organizon konferenca për shtyp apo forma tjera të komunikimit me përfaqësuesit e informimit publik;
- Mirëmban dhe përditëson me informata web-faqen e komunës;
- Pranon dhe shqyrton kërkesat për qasje në dokumentet zyrtare, kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për qasje në dokumentet publike, si dhe pergadit raporte periodike per zbatimin e ligjit per qasje ne dokumente publike;
- Kryen dhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.