Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

DREJTORIA PËR SHËNDETËSI DHE MIRQENIE SOCIALE

Drejtoria e Shëndetësisë është përgjegjëse për performancën e detyrave si në vijim:

  1. Për sigurimin dhe zbatimin e kujdesit parësor shëndetësor si dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore në Komunë, në pajtim me dispozitat ligjore;
  2. Inspektimin e qendrave private të përkujdesit parësor shëndetësor;
  3. organizon dhe zbaton mbikëqyrjes profesionale dhe juridike të shëndetësisë primare;
  4. Planifikon dhe menaxhon buxhetin e bazuar ne nevojat lokale, duke u mbështetur në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë;
  5. Kujdesin shëndetësor mendor të bazuar në bashkësi;
  6. Mbikëqyrë situatat në raste të epidemive në nivel komunal;
  7. Kujdeset për cilësinë e ujit të pijshëm dhe artikujve Higjenik;
  8. Vlerësimin e nevojave lokale për shëndetësinë primare;
  9. Vendosjen e objektivave për kujdesin primar shëndetësor;
  10. Zbaton dispozitat ligjore dhe rregulloret komunale në fushën e shëndetësisë primare;
  11. Zbaton normat, standardet e infrastrukturës dhe burimeve njerëzore të miratuara nga MSH-ja;
  12. Përcaktimi i prioriteteve lokale dhe objektivave në bazë të informatave, konform strategjisë së kujdesit parësor shëndetësor;
  13. Mbikëqyrë dhe koordinon Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare;
  14. Zbaton vendimet e Kryetarit dhe vendimet e Kuvendit;
  15. Ushtron edhe kompetencat tjera që dalin nga ligjet e veçanta, Statuti i Komunës, akte nënligjore dhe të deleguara nga pushteti qendror