DREJTORE E DREJTORISË SË SHËNDETËSISË DHE MIRQENIES SOCIALE
Drejtore e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale
Milica Filipovic
Ditëlindja: 23.12.1987
Tel: 028-590-037
E-mail: milica.filipovic@rks-gov.net
Shkollimi: Stomatologe, Universiteti i Prishtinës
CV Forma: CV- Milica Filipovic
Drejtoria e Shëndetësisë është përgjegjëse për performancën e detyrave si në vijim:
- Për sigurimin dhe zbatimin e kujdesit parësor shëndetësor si dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore në Komunë, në pajtim me dispozitat ligjore;
- Inspektimin e qendrave private të përkujdesit parësor shëndetësor;
- organizon dhe zbaton mbikëqyrjes profesionale dhe juridike të shëndetësisë primare;
- Planifikon dhe menaxhon buxhetin e bazuar ne nevojat lokale, duke u mbështetur në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë;
- Kujdesin shëndetësor mendor të bazuar në bashkësi;
- Mbikëqyrë situatat në raste të epidemive në nivel komunal;
- Kujdeset për cilësinë e ujit të pijshëm dhe artikujve Higjenik;
- Vlerësimin e nevojave lokale për shëndetësinë primare;
- Vendosjen e objektivave për kujdesin primar shëndetësor;
- Zbaton dispozitat ligjore dhe rregulloret komunale në fushën e shëndetësisë primare;
- Zbaton normat, standardet e infrastrukturës dhe burimeve njerëzore të miratuara nga MSH-ja;
- Përcaktimi i prioriteteve lokale dhe objektivave në bazë të informatave, konform strategjisë së kujdesit parësor shëndetësor;
- Mbikëqyrë dhe koordinon Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare;
- Zbaton vendimet e Kryetarit dhe vendimet e Kuvendit;
- Ushtron edhe kompetencat tjera që dalin nga ligjet e veçanta, Statuti i Komunës, akte nënligjore dhe të deleguara nga pushteti qendror.