Drejtoria e Administratës së Përgjithshme
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
-
- Zbatimin e dispozitave ligjore në organet e administratës komunale;
- Planifikimin e buxhetit të drejtorisë dhe kujdesin për menaxhimin optimal të tij;
- Shërbimet që kanë të bëjnë me fushën e logjistikës dhe funksionimin e saj, ku përfshihet menaxhimi i parkut të automjeteve, kujdesi për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare, furnizimi me derivate etj;
- Sigurimi i lekturimit dhe përkthimit të materialeve të organeve të Komunës në gjuhët zyrtare;
- Regjistrimi dhe mbajtja e evidencës së materialit zyrtar, që pranohet dhe dorëzohet nga depoja e Komunës;
- Ofrimi i komunikimit korrekt me qytetarë, vënia në dispozicion të qytetarëve të kërkesave, t’i këshillojë dhe jep ndihmë juridike – administrative për mënyrën e plotësimit të kërkesave, regjistrimi i të gjitha kërkesave të palëve, raportimi për lëndët e kryera gjatë secilit muaj, arkivimi i lëndës arkivore dhe kujdesi për ruajtjen e saj;
- Kujdesi për shërbimet postare, shërbimet e sigurimit dhe mirëmbajtës së objekteve;
- Mirëmbajtja e pajisjeve të teknologjisë informative, etj;
- Shërbimet e gjendjes civile që përfshijnë statusin civil të qytetarëve;
- Regjistrimin e të lindurve, të kurorëzuarve dhe të vdekurve
- Lëshimin e certifikatave që dëshmojnë gjendjen civile të qytetarit, duke përfshirë edhe certifikatën e vendbanimit, si dhe ndërrimin e emrit personal;
- Vërtetimin e origjinalitetit të dokumenteve të ndryshme;
- Shërbimet që kanë të bëjnë me organizimin e qytetarëve nëpër lagje, fshatra, zyre të vendit, si dhe në bashkësi lokale;
- Është përgjegjëse për vlerësimin dhe sigurimin e përputhshmërisë së politikave, legjislacionit dhe aktiviteteve të Komunës, me standardet e larta për të drejtat e njeriut, duke ofruar këshilla dhe rekomandime organeve të Komunës dhe qytetarëve lidhur me të drejtat e njeriut;
- Organizimi i zyrave brenda institucionit në objektin e Komunës;
- Sigurimin e barazisë së qytetarëve në realizimin e të drejtave dhe obligimeve të përcaktuara me ligj.