NJËSIA PËR TË DREJTAT E NJERIUT
Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore
- Koordinon dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet që promovojnë barazinë gjinore në Komunë;
- Kontribuon në formulimin e planeve dhe të politikave brenda Komunës, që ndërlidhen me barazinë ligjore;
- Merr pjesë në panelin për rekrutimin e shërbyesve civilë në Komunë, për të siguruar respektimin e të drejtës gjinore;
- Mbanë statistikë – bazë të shënimeve dhe i analizon ato nga perspektiva gjinore;
- Harton programe dhe projekte për të përmirësuar përfaqësimin gjinor në Shërbimin Civilë në Komunë, duke përfshirë avancimin e pozitës së gruas në struktura të larta të Shërbimit Civil;
- Merr pjesë në hartimin e akteve të nxjerra nga Komuna, duke siguruar që aktet të jenë në pajtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut, respektivisht të grave;
- Bashkëpunon me të gjitha strukturat e nivelit lokal, për të promovuar, avancuar dhe mbrojtur të drejtat e grave;
- Ndihmon dhe përkrah trajnimet e organizuara, që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes për avancimin e barazisë gjinore në Komunë;
- Këshillon dhe udhëzon organet e Komunës, lidhur me çështjet gjinore dhe respektimin e të drejtave të grave;
- Ndërmerr të gjitha masat e nevojshme lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në nivel komunal, së bashku me zyrtarët tjerë të rekrutuar përbrenda Komunës;
- Monitoron përputhshmërinë e respektimit të standardeve për të drejtat e njeriut në fushën: mundësitë e barabarta, kundër diskriminimit, barazia gjinore, të drejtat e fëmijëve, personat me aftësi të kufizuar, të drejtat e komuniteteve, përdorimin e gjuhëve dhe antitrafikimi me qenie njerëzore;
- Këshillon për hartimin dhe monitorimin e zbatimit të politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve të nxjerra nga Kuvendi i Komunës, konform standardeve për të drejtat e njeriut dhe legjislacioni vendor;
- Monitoron aktivitetet e Komunës dhe në të njëjtën kohë, këshillon Kryetarin e Komunës lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut;
- Harton dhe zhvillon planet e veprimit, identifikon nevojat për ngritjen e kapaciteteve dhe planifikon buxhetin për zbatimin e aktiviteteve të NJDNJK-së;
- Raporton në baza mujore, tremujore dhe gjashtë mujore, sipas kërkesës së Kryetarit të Komunës;
- Zbaton ligjet, planet dhe strategjitë e miratuara nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës;
- Bashkëpunon dhe koordinon me aktivitetet, strukturat e nivelit komunal dhe OJQ – të, në sferën e mbrojtjes dhe promovimin e të drejtave të njeriut;
- Bashkëpunon, me qëllim të realizimit të përgjegjësive, me institucionet dhe agjencitë, duke përfshirë edhe institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë;
- Përfaqëson Komunën në takimet që kanë të bëjnë me çështje gjinore;
- Bashkëpunon me zyrtaren/in për barazi gjinore në MAPL dhe me Zyrën për Barazi Gjinore të Kosovës dhe me njësitet për të drejtat e njeriut;
- Merr pjesë në koordinimin e OJQ–ve lokale dhe ndërkombëtare dhe punon drejt zhvillimit dhe avancimit të çështjeve gjinore;