Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

Ka filluar edicioni i 14-të i Green Festivalit në Mitrovicë

2024/08/16 - 9:14

Ka filluar edicioni i 14-të i Green Festivalit në Mitrovicë, i mbështetur nga Ministria e Kulturës. Këtë vitë Green Festivali jetësohet me moton “Lum Na”.

Mbrëmë, në hapjen e festivalit, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore z. Erden Atiq, i cili me praninë e tij nënvizoi rëndësinë e iniciativave të tilla për bashkësinë lokale.

Pjesëmarrësit e festivalit shpesh kanë mundësinë të njihen me iniciativat lokale dhe rajonale ekologjike, të mësojnë aftësi të reja dhe të shijojnë programe kulturore dhe artistike. Festivali gjithashtu synon të angazhojë të rinjtë dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e tyre aktive në çështjet e mbrojtjes së mjedisit.

Festivali do të jetë i hapur për pesë ditë, do të jetë i pasur me shumë aktivitete dhe do të performojnë artistë të ndryshëm.