Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

Kryeministri Kurti pret në takim kryetarin Atiq dhe një pjesë të stafit të tij

2024/09/06 - 10:09

Sot kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq me një pjesë të stafit të tij janë mirëpritur në kryeministri për një mëngjes pune me Kryeministrin Albin Kurit, ministrin për Komunitete dhe Kthim Nenad Rašic dhe Ministrin e Adminsitrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.

Në këtë takim ata njoftuan kryeministrin dhe minsitrat e qeverisë për progresin që është bërë, arritjet, shtimin e shërbimeve komunale dhe si të gjitha këto kanë ndikuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Ndër të tjera ata u njoftuan edhe për progresin dhe përgatitjet për fillimin e procesit të legalizimit të objekteve dhe hartimit të planit zhvillimor, për databazën e rasteve sociale që kanë nevojë për mbështetje institucionale, për funksionalizimin e zyrës së Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, rekrutimin e stafit të ri profesional, fillimin e digjitalizimit të arkivës dhe për planet për funksionalizimin e e-kioskut për shërbime digjitale.

Ne fund kryeministri Kurti shprehu përgëzimet dhe mirënjohjen e tij për qeverisjen komunale për përkushtimin në punë, bashkëpunimin e afërt dhe zellin për t’i shërbyer publikes. Poashtu premtoi që kjo qeverisje do ta ketë mbështetjen e tij dhe të qeverisë për realizimin e projekteve dhe planeve që në qendër kanë qytetarin, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin.