2024/09/11 - 8:00
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, z. Erden Atiq ditën e djeshme ka pritur në vizit Kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti.
Pas një vizite të Kryeministrit në Komunat Veriore të vendit, ku fillimisht u ndal në fshatin Leshak të Leposaviqit, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sfeqla dhe Ministri i Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi vendosën gurthemelin për ndërtimin e një stacioni të ri Policor, ky projekt është parë si një hap vendimtar për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Leposaviqit.
Më pas, brenda vizitës së z.Kurti në Komunën e Mitrovicës Veriore së bashku me të parin e Komunës z. Atiq, nënkryetaren znj. Katarina Adjancic, Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Ministrin e Pushtetit Lokal dhe kabinetin e tij, mbajti një takim me qytetar në hapsirat e Komunës.
Vizita kishte për qëllim përforcimin e bashkëpunimin institucional dhe thellimin e dialogut me përfaqësuesit lokal dhe komunitetet në këtë pjesë të vendit.