Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

Largohen rrethojat nga objekti i komunës

2024/08/21 - 8:50

Sot ka fillu largimi i rrethojave të objektit të komunës së Mitrovicës Veriore.

Kryetari Atiq ka bërë të ditur se pas vlerësimit të situatës së sigurisë nga ekspertët, ka fillu largimi i barrierave rreth objektit komunal.

Një gjë e tillë ka ndodhur pas vlerësimeve se situata e sigurisë në Mitrovicë Veriore dukshëm është përmirësuar.