2024/08/12 - 7:30
Sot më 12 gusht, kryetari Erden Atiq në emër të Komunës së Mitrovicës Veriore nënshkroi marrëveshje bashkëfinancimi me Fondacionin Zvicëran StrayCoCo për trajtimin qenve endacak në territorin e komunës sonë.
Projekti do të zbatohet në periudhën njëvjeçare dhe përfshin kapjen e qenve nga vendi ku ata jetojnë, sterilizimin/kastrimin, vaksinimin kundër tërbimit, trajtimin kundër parazitëve dhe kthimin në vendin e tyre.
Ky projekt është në përputhje me përpjekjet e komunës për të ulur numrin e popullatës së qenve endacakë në rrugë dhe për të ofruar mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë banorët tanë.
Projekti do të zbatohet nga ekipi i DVM Labinot Osmani -Klinika Veterinare “Mitro Vet” partnere e Fondacionit StrayCoCo, ndërsa OJQ-ja lokale Šapa (Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve) do të jetë përgjegjëse për programin edukativ në shkolla, si dhe shkëmbimin e informacionit dhe ngritjen e ndërgjegjësimit publik për përfitimet e programit.
Ftojmë të gjithë banorët të marrin pjesë në këtë projekt dhe të ndihmojnë në zbatimin në lagjet e tyre duke informuar klinikën MitroVet ose OJQ-në Šapa për qentë që duhet të përfshihen në projektin CNVR.
Ne gjithashtu i nxisim pronarët e qenve që t’i bëjnë kafshët shtëpiake me mikroçipe dhe sterilizimin/kastrimin në mënyrë që të shmangin këlyshët e padëshiruar.
Gjithashtu nga qytetarët kërkojmë që para se të blejnë qen, të marrin në konsideratë adoptimin e qenve të shpëtuar dhe të mos i braktisin kafshët shtëpiake dhe këlyshët e tyre sepse në këtë mënyrë krijojnë problem për të gjithë komunitetin.
Poashtu, njoftojmë qytetarët se në rastet kur nuk kanë mundësi financiare për të mbuluar koston e sterilizimit/kastrimit të kafshës tuaj, ju lutemi kontaktoni klinikën MitroVet +383-49-818-202 sepse Fondacioni Zvicran StrayCoco dhe Komuna e Mitrovicës Veriore mbulon edhe sterilizimin e qenve me pronarë që nuk mund ta përballojnë koston.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit nga policia e Kosovës, të cilët u zotuan që do jenë në bashkëpunim të ngusht me aktivistët dhe do të bëjnë përpjekje për zbatimin e ligjit tek individët të cilët veprojnë në kundërshtim me atë.
Le të jemi të gjithë të përgjegjshëm dhe të marrim seriozisht çështjen e qenve endacak që ta zgjidhim së bashku!