2025/01/13 - 8:06
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se takimi informues mbi statuset e regjistrimit civil, i cili do të realizohet gjatë periudhës 1 shkurt – 30 prill 2025, do të mbahet më 15 janar 2025, në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Mitrovicës Veriore.
Gjatë këtij takimi mund të merrni të gjitha informacionet e nevojshme dhe të parashtroni pyetje në lidhje me këtë proces.