2024/09/03 - 7:59
Kanë vazhduar punimet në rrugën “Boro Stankovic” në Lagjën e Boshnjakëve, rruga e cila do të lehtësojë jetën e banorëve të kësaj pjese dhe të të gjithë qytetarëve në përgjithësi.
Sot, zyrtarë nga Komuna e Mitrovicës Veriore, kanë dalë në vizitë në vendpunimet e rrugës dhe janë shprehur të kënaqur me të gjithë punën që po bëhet.
Siq është parë në terren kompania përgjegjëse për ekzekutimin e punimeve tashmë ka sjellur pajisjet dhe materialet e nevojshme për këtë fazë, siq janë kamionët, eskavatorët, tubat, pusetat, rëra, të cilat janë vënë në funksion menjëherë.
Momentalisht janë duke u gëryer kanalet dhe duke u futur tubat dhe pusetat.