2024/09/17 - 9:39
Dje pas mesnatës, një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria e Kosovës në veri të Mitrovicës u sulmua, pa pasoja në njerëz, por me dëme materiale. Dënohet çdo përpjekje për të frikësuar qytetarët dhe për t’i penguar ata të kthehen në shtëpitë e tyre.
Si komunë, në bashkëpunim me Policinë dhe Qeverinë, do të punohet për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin që çdo qytetar të ndihet i sigurt në pronën e tij.