2024/12/03 - 3:22
Ministria për Komunitete dhe Kthim shpall thirrje publike për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në Kosovë për llojet e mëposhtme të ndihmës:
1. Ndërtimi i shtëpive për familjet e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, të cilët kanë nevojë për ndihmë;
2. Renovimi i shtëpive/banesave për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në vlerë deri në 10.000 euro për kërkesë;
3. Furnizimi me materiale ndërtimi për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë deri në 3000 euro për kërkesë.
Thirrja publike për ndërtimin e shtëpive është e hapur nga data 01.11.2024 deri më 31.12.2024.
Ndërsa për dy thirrjet e tjera, gjegjësisht renovimin e shtëpive/banesave dhe furnizimin me materiale ndërtimi, thirrja hapet sot, nga 03.12.2024 deri më 31.12.2024
Të gjithë qytetarët e interesuar do të mund të gjejnë më shumë informacion dhe formularë për aplikim në ueb faqen e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim https://mkk.rks-gov.net/ ose personalisht në MKK ose mund të thirrni në nr: 038 200 16 509. Aplikacioni i plotësuar si dhe dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në arkivin e Ministrisë në formë fizike, ose me postë rekomande në adresën: Ministria për Komunitete dhe Kthim, Rr. Nëna Terezë, pn. 12000 Fushë Kosovë/ Republika e Kosovës.