Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

Vazhdon lirimi i hapësirave publike

2024/06/11 - 8:25

Komuna e Mitrovicës Veriore po zbaton iniciativën për lirimin e hapësirave publike nga uzurpimi, duke ofruar ato për shfrytëzim të qytetarëve.

Hapësirat publike janë për shfrytëzim për qytetarët dhe për këtë edhe po vazhdon lirimi i tyre duke larguar çdo pengesë që cenon lëvizjen e lirë.

Sot ka përfunduar puna për largimin e kafiterisë e cila ndër vite ka zhvilluar aktivitetin ilegalisht dhe pa u ndërmarrë asnjë veprim nga zyrtarët e inspektoratit të qeverisjes së kaluar.

Edhe në ditët dhe javët në vijim do të ketë vazhdim të angazhimit komunal deri në lirimin e të gjitha hapësirave që pengojnë lëvizjen e lirë dhe rrezikojnë qytetarët.

Ftojmë afaristët të ndjekin procedurat ligjore për shfrytëzimin e hapësirave publike, aty ku nuk pengojnë lëvizjen e qytetarëve.

Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin me qeverisjen lokale dhe njëherit inkurajojmë që për çdo parregullësi që shohin në qytet, të informojnë organet komunale.