Zyra Ligjore
Zyra ligjore kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
-
- Ofron ndihmë juridike, interpretime ligjore dhe këshillime për nevojat e Kabinetit të Kryetarit, drejtorive, sektorëve/njësive dhe të institucioneve të arsimit, të shëndetësisë, ndërmarrjeve komunale, dhe institucioneve vartëse të Komunës;
- Shqyrton të gjitha draft – rregulloret që propozuesit ia dërgojnë për shqyrtim Bordit të Drejtorëve, komiteteve kompetente dhe Kuvendit të Komunës, duke siguruar pajtueshmëri me ligjet ekzistuese në fuqi dhe Statutin e Komunës;
- Shqyrton propozim – vendimet dhe aktet tjera që i propozohen Kuvendit për miratim;
- Harton vendime, urdhëresa dhe akte te tjera të cilat i nxjerr kryetari i Komunës;
- Ruan dokumentacionin e Zyrës Ligjore dhe bën shtypjen e të gjitha materialeve dhe akteve të tjera nga përgjegjësia e kësaj zyre;
- Bashkëpunon me bashkëpunëtorët profesionalë dhe u ndihmon atyre nga pikëpamja ligjore në Përgatitëjen e vendimeve dhe të akteve tjera juridike si dhe të materialeve tjera të ndryshme;
- Ndërmerr të gjitha veprimet procedurale për mbrojtjen e interesit pasuror dhe juridik të Komunës, në përputhje me përgjegjësitë e përcaktuara me ligj;
- Kryen dhe punë të tjera të parapara me ligj, me Statutin e Komunës dhe me aktet nënligjore në fuqi;