Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

Është mbajtur dëgjimi buxhetor me qytetarë për planifikimin e buxhetit për vitin 2025

2024/08/16 - 8:41

Mbahet dëgjimi buxhetor me qytetarë për planifikimin e buxhetit për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.Në hapësirat e Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, sot me datë 15.08.2024, u mbajt dëgjimi buxhetor me qytetarë i Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Zhvillim Ekonomik lidhur me Planifikimin e Buxhetit për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026-2027.

Në këtë takim të pranishëm ishin Drejtorja e Buxhetit dhe Financave, znj. Mevlyde Peci Shala, po ashtu edhe Kryesuesi i Kuvendit, z. Nedzat Ugljanin, drejtorë komunalë, asamblistë, qytetarë dhe media.

Me një fjalë rasti qytetarëve iu drejtua Kryesuesi i Kuvendit z. Ugljanin, duke thënë se qëllimi i këtyre takimeve është prania e qytetarit në vendimmarrje.

Në këtë dëgjim publik, drejtorja e DBFZHE, znj. Mevlyde Peci Shala, dha informacione lidhur me Totalin e Financimit Komunal sipas Qarkores Buxhetore për vitin 2025 të lëshuar nga MFPT-ja.

Granti i përgjithshëm për vitin 2025 do të jetë në shumën prej 6.512.367,00, ku Granti i Përgjithshëm do jetë 3.289.654,00, Granti Specifik për Arsim 1.651.532,00, Granti Specifik për Shëndetësi 475.089,00, Financimi për Shëndetësi Sekondare 989.935,00, Gjithësej Granti 6.406.210,00, Projeksioni për të Hyrat Vetanake arrinë shumën 106.157,00, ku në total buxheti i Komunës arrinë vlerën prej 6.512.367,00.

Në takim u dëgjuan kërkesat e qytetarëve, gjithashtu u tha se duke respektuar kufinjtë buxhetorë do të planifikohet buxheti dhe realizimi i kërkesave të qytetarëve.