Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

Fillon aksioni për trajtimin e qenëve endacak në Mitrovicën Veriore

2024/08/19 - 8:54

Ka filluar aksioni për trajtimin e qenëve endacak në komunën e Mitrovicës Veriore. Aksioni do të zgjasë për një vitë dhe përfshinë kapjen e qenëve nga vendi ku ata jetojnë, sterilizimin/kastrimin, vaksinimin kundër tërbimit, trajtimin kundër parazitëve dhe kthimin në vendin e tyre.

Projekti do të zbatohet në bashkëpunim me Klinikën Veterinare “Mitro Vet”, fondacionin Stray Coco, dhe OJQ Shapa.

Numri i madh i qenëve endacak nëpër rrugët e qytetit shpesh po pengon lëvizjen e lirë dhe po shkakton frikë te qytetarët, përmes këtij projekti komuna e Mitrovicës Veriore do të përpiqet ta zvogëloj numrin e qenëve endacak në rrugë dhe të ofrojë mjedis të sigurt për banorët.

Ftojmë, të gjithë banorët të marrin pjesë në këtë projekt duke informuar klinikën MitroVet në numrin +383-49-818-202 ose OJQ-në Shapa për qentë që duhet të përfshihen.