Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

Nënshkruhet marrëveshja për funskionalizimin e strehimores për viktimat e dhunës në familje

2024/08/21 - 9:18

Kryetari Atiq, së bashku me nënkryetarën Adjancic, kanë pritur në takim sot ministren e drejtësisë znj. Albulena Haxhiu dhe ministrin e punëve të brendshme z. Xhelal Sveçla.

Gjatë këtij takimi, kryetari Atiq dhe nënkryetarja Adjancic, nënshkruan marrëveshje për funksionalizimin e strehimorës në Mitrovicën Veriore me qëllim të strehimit të viktimave të dhunës në familje.

Si qeverisje lokale, jemi të përkushtuar maksimalisht në ofrimin e shërbimeve më të mira për të gjithë qytetarët pa dallim.