2024/10/17 - 9:44
Senka Stefanovic dhe Jelena Nikolic, si pronare të përgjegjshme nga Komuna e Mitrovicës Veriore, kanë sjellë qentë e tyre për sterilizim pa pagesë përmes programit të StrayCoco dhe Komunës së Mitrovicës Veriore.
Sterilizimi i qenve me pronar është kyç në zvogëlimin e numrit të qenve të rrugës, pasi shumica vijnë pikërisht nga qentë me pronarë, të cilët shpesh enden lirshëm, shumohen, dhe shumë prej tyre përfundojnë në rrugë.
Komuna e Mitrovicës Veriore, përmes marrëveshjes që ka me StrayCoco, është ndër të vetmet komuna në Kosovë që ofron sterilizimin pa pagesë për qentë me pronarë.
Të gjithë ata pronarë të kafshëve nga Komuna e Mitrovicës Veriore, që nuk kanë mundësi të mbulojnë koston e sterilizimit dhe kastrimit, mund t’i sjellin qentë e tyre, duke caktuar paraprakisht një termin në klinikën MitroVet përmes numrit të kontaktit +383-49-818-202, ose faqes së OJQ-në Shapa në Facebook.
për