2018/10/18 - 10:32
Në kuadrin e projekteve për asfaltimin e rrugëve lokale në Komunën e Novobërdës dje është punuar edhe një pjesë e rrugës lokale në fshatin Bushinc.
Problemi shumë vjeçar rrugës kaluese deri te shkolla në këtë fshatë sipas fjalëve të banorëve tanimë është zgjidhur në kohën e duhur.
Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Komunës së Novobërdës, z.Svetisllav Ivanoviq me bashkëpunëtor ka vizituar fshatin Bushinc dhe me këtë rast ka biseduar me banorët.
Vlera e projektit infrastrukturor-asfaltimi i rrugës lokale është rreth 80. 000 euro dhe është financuar nga buxheti.