2023/10/20 - 12:33
Komuna e Novobërdës komuniteti Komunal i Veprimit bashkëpunim me OSCE organizuan një konsult publik rreth Draft Plani i Veprimit për përfshirjen e Komunitetit Rom Ashkali në shoqërin Kosovare në nivelin lokal.Komuna e Novobërdës me ekipen e përzgjedhur nga Kryetari i Komunës kan hartuar draf palnin për komunitetin rom ashkali në kuadër të Stategjia për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali dhe plani i Veprimit 2022-2026.
Me 20 Tetor me fillim nga ora 11 Konsultimet publike mblodhën 23 pjesëmarrës (6 gra dhe 17 burra) nga komunitetet rom, serb dhe shqiptarë.
Kordinatorja e Komitetit Komunal të Veprimit njoftoj të pranishmit rreth procesit të ecuris të këti plani deri në finalizim të draftit,njofto të pranishmit se grumbulimi i të dhënave dhe kontaktev direkte me përfaqësues të familjarve të komunitetit rom dhe ashkali me një pytësor me pytje dhe komente për marrjen e nevojave të këti komunitetit.Pas njoftimit të fushave kyqëse që përmban ky plan hapi takimin duke dhënë një pasqyrë të aktiviteteve të parapara në Draft plani, dhe përfaqësuesit e komunitetit dhanë komentet dhe idetë e tyre për t’u integruar në dokument. Ata theksuan nevojën për të përfshirë fëmijët romë në aktivitetet jashtëshkollore të organizuara nga shkollat, për të mbështetur studentët romë me trajnime të mëtejshme profesionale dhe mundësi bursash për arsimin e lartë, si dhe për të lehtësuar kriteret e nevojshme për të përfituar nga subvencionet dhe për të regjistruar një biznes. Pas këtij konsultimi publik, koordinatori i KKK-së do ta finalizojë draftin e LAP-së, pas së cilës do t’i dërgohet për miratim komitetit për komunitete dhe kuvendit komunal.