Republika e Kosoves

Novobërdë

Dorëzohet makina CNC e zdrukthtarisë familjes Jovanoviq nga Prekovci

2018/11/22 - 10:36

Kryetari i Komunës  së Novobërdës  z.Svetisllav Ivanoviq sot familjes Ivana dhe Dragana Jovanoviq nga Prekovci  lagjja Zabeli  i  Komunës së  Novobërdës, dorëzoi CNC makinën për  përpunimin dhe  gravimin e drurit. Duke  iu falënderuar kësaj familja Jovanoviq ka mundësin e regjistrimit e punëtorisë zejtare dhe  në  këtë  mënyrë të siguroj punë dhe të  ardhura  të rregullta mujore.

Kryetari i Novobërdës  Svetisllav Ivanoviq përkujton se komuna në bashkëpunim me organizatën Zvicrane Helvetas,  me pjesëmarrje të përfituesve të projektit, mundohet  t’ju ndihmoj familjeve në punët me të  cilat merren.

„Makina  do  t’ju mundësoj të punojnë më shpejt dhe  më lehtë  të   vijnë deri te punët të  cilat ju sigurojn ekzistencën, çka  është  edhe  një ndër  parakushtet  e rëndësishme për  ekzistencë dhe qëndrim në Kosovë“, thotë  Ivanoviq.

Kryetari i grupit  lokal të veprimit në komunën e Novobërdës Sami Vllasaliu, i cili me Kryetarin Ivanoviq dorëzoi makinën Jovanoviqëve,  theksoi se makina CNC prodhohet  në firmën serbe në Kamenic, kurse çmimi është  3.200 euro.

Nga  42%  të çmimit  kushtues të kësaj makine  kane  dhënë Helvetas  dhe  Komuna, për deri  sa  kjo  familje ka marrë pjesë me  16% .