Republika e Kosoves

Novobërdë

Është mbajtur mbledhja e katërt e rregullt e K.K.-ës Novobërdë

2018/04/30 - 3:43

Në sallën e Kuvendit me fillim në ora 11:00 është mbajtur mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Novobërdës.

Kuvendin përveç anëtarve të kuvendit kanë marrë pjesë edhe drejtorit e drejtorive dhe një numër i qytetarëve. Mbledhjen e ka hapur Kryesuesi i Kuvendit z.Nebojsha Arsiq. Për këtë kuvend ishte i paraparë ky rend dite:

1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit;

2. Raporti financiar për tremujorin e parë (Janar-Mars) 2018.;

3. Shqyrtimi dhe riorganizimi i komisionit për dhënien e tokës komunale në shfrytëzim në bazë të kërkesave të qytetarëve;

4. Vizita studimore në fazën e punimeve të Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2019-2021;;

5. Të ndryshme.

Pas aprovimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit dhe pas diskutimeve është aprovuar edhe :

1. Raporti financiar për tremujorin e parë (Janar-Mars) 2018.;

2. Formimi i komisionit për dhënien e tokës komunale në shfrytëzim sipas kërkesës së qytetarëve.

Mbledhja e katërt e rregullt përfundoi në ora 12:00.