Republika e Kosoves

Novobërdë

Kryetari bisedoi me përfaqësuesit e fshatrave Srazh, Stanishor dhe përfaqësuesit e gurëthyesve

2018/05/11 - 10:46

Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq mbajti takim me përfaqësuesit e gurëthyesve dhe banorët e fshatrave Starzh dhe Stanishor.

Qëllimi i takimit  sot  ishte hapja e rrugës  Alternative për  nevojat e gurëthyesve lokal.

Hapja e drejtimit rrugor ka për  qëllim anashkalimin  nga vendbanimet Stanishor, Strazh dhe Koretisht në komunën e Novobërdës  me  çka  edhe  rritet  siguria  e banorëve  dhe do të përmirësohen kushtet ekologjike të  këtyre vendbanimeve.

Në takim  është biseduar se  sot  do të mbahet takimi me pronarin e pronës ku  do  të duhej të  hapej  rruga  e  re  alternative për  nevojat e gurëthyesve ku  edhe  do  të  bëhet  largimi  nga fshatrat e përmendura në komunën e Novobërdës.