2022/05/01 - 11:32
Kryetari i Komunës së Novobërdës, Sasha Millosheviq, ka uruar qytetarët e besimit Islam me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit. Aty thuhet: – Unë dua që vlerat universale, të pavdekshme të kësaj feste të jenë një udhërrëfyes gëzimi, afrimi dhe respekti reciprok.
Bekimet e festës të mbushin shtëpitë tuaja, të ju sjellin të gjithëve mirësi, paqe e begati. Mbi të gjitha ju uroj shëndet dhe festën ta festoni në paqe e gëzim.
Qoftë i bekuar dhe urime Bajrami! Kryetari Sasha Millosheviq