Republika e Kosoves

Novobërdë

Kryetari i Komunës z. Ivanoviq me bashkpunëtoret e tij merr pjese në konferencen e prezantimit të planit të punës për Zhvillim të Qëndrueshem në nivel lokal.

2019/07/02 - 7:57

Sotë i pari i komunës në shoqëri të bashkpunëtoreve të tij, grupit punues komunal moren pjesë në takimin e organizuar nga INDEP (Instituti për Politika Zhvillimore), temë kryesore e këtij takimi ishte prezantimi i planit për lokalizimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshem(SDG-ve) në nivel komunal për gjithsejt shtatë komuna të Kosovës ndër to edhe komuna e Novobërdës.

Gjatë këtij evenimenti  nga kryetaret e komunav që ishin prezent në këtë takim u bë edhe nënshkrimi i deklaratave për implementimin e SDG-ve. Z.Ivanoviq u shpreh i gatëshëm për implemetimin e  këtij plani me të vetmin qëllim që komunen të cilen ajë e udheheq të përfshihet në këto zhvillime vetem se vetem qytetaret e komunës së tij të kenë një jetë më të mir dhe prosparitet zhvillimor.

Në fund të takimin u shpërndan edhe certifikatat për antaret e grupeve punuese që kontribuan në përfundimin e ketij projekti shumë të nevojshëm për komunën e Novobërdës. Pra ky është vetem fillimi i implemetimit të këtij plani dhe mbetet ende punë për tu bërë me qëllim të ralizimit të gjithsejt shtatmbdhjet objektivave që përfshin ky planë.