Republika e Kosoves

Novobërdë

Kryetari i Komunës z.Ivanoviq vizitoi stacionin policor në Novobërdë

2019/01/08 - 8:38

Me  rastin e festës  së vitit të ri  kryetari i komunës  së Novobërdës me bashkëpunëtor  vizitoi stacionin policor dhe  me  këtë  rast  bisedoi  edhe  me  Komandantin  z. Gani Huruglica dhe  me zav.komandantin  z.Nenad  Stojanoviqin.

Komandanti  i stacionit policor falënderoi kryetarin  për  vizitën si dhe  për  bashkëpunimin dhe përkrahjen e  deritanishme të komunës  së Novobërdës.

Kryetari me  këtë  rast ju uroi të  gjithë pjestarëve të  stacionit policor të Novobërdës  vitin e ri  dhe  ju  dëshiroi shumë suksese në vitin që po vjen 2019.