Republika e Kosoves

Novobërdë

Pranimi teknik i shtëpive të reja për të kthyerit dhe familjet e rrezikuara sociale në Komunën e Novobërdës.

2019/10/09 - 10:13

Kryetari i komunës  së Novobërdës  Svetisllav Ivanoviq sot ka  vizituar familjen  Joviq në fshatin Zebinc lagjja Manuta  të  cilëve komuna e Novobërdës në bashkëpunim me Ministrin për Komunitete dhe Kthim më herët ju ndërtuan shtëpinë e re.

Ky  është  vetëm një  nga projekti  i ndërtimit të shtëpive për të kthyerit dhe rastet  e rrezikuara sociale në komunën e Novobërdës, e cila po zbatohet në kuadër të programit  RRK 5  dhe  mjetet financiare janë siguruar na  Unioni Evropian.

Shtëpia  e re për  ne  është realizimi i ëndrrës  dhe  nuk  ka  fjalë me të  cilat do të  kishim falënderuar Kryetarin Svetisllav Ivanoviq dhe Ministrin Dalibor Jevtiqin.  Faleminderit  të  gjithë  njerëzve të mirë  të  cilët kanë ndihmuar që ëndrra jonë të realizohet, sepse pa  shtëpinë  e re  ne ka  qenë  dashtë që të  largohemi  nga  vatrat e tona, thonë Joviqët.

– Familjen Joviq e kam vizituar disa herë  gjatë  këtij viti  dhe  premtimin  të  cilin e kam dhënë  gjatë vizitës  së par  është plotësuar dhe  jam shumë i kënaqur që  së bashku kemi arrit  deri te qëllimi, e ky është shtëpia e re për  këtë familje.