Republika e Kosoves

Novobërdë

Vizita e Kryetarit shkollës fillore dhe të mesme në Llabjan

2018/09/04 - 9:33

Kryetari z.Svetisllav Ivanoviq me Drejtorin për arsim dhe kulturë z.Adem Abazi kanë vizituar shkollën fillore „Asdreni “ dhe shkollën e mesme Ekonomike. Gjatë vizitës Kryetarin z.Ivanoviq e kanë pritur Drejtorët e shkollave të cilët kan falënderuar për vizitën dhe përkrahjen e Komunës së Novobërdës. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, në emrin e Komunës së Novobërdës dhe në emrin tim personal, Kryetari i Komunës, z.Svetisllav Ivanoviq dhe Drejtori për arsim dhe kulturë z.Adem Abazi , bënë urimet e sinqerta të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollave fillore dhe shkollave të mesme me dëshirën që të arrin suksese sa më të mira në punë dhe arritjen e dijes dhe aftësive të reja. Me këtë rast Kryetari z.Ivanoviq ka lajmëruar për vizitë edhe shkollave të tjera fillore dhe të mesme në territorin e Komunës së Novobërdës.