Republika e Kosoves

Novobërdë

Vizita e Kryetarit të Komunës së Novobërdës fshatit Jasenovik lagjja Tullar

2019/05/15 - 9:27

Sot kryetari i Komunës  së Novobërdës  Svetisllav Ivanoviq vizitoi fshatin Jasenovik lagjja Tullar dhe  me  këtë  rast  vizitoi familjen e Muharrem Halitit dhe Besim Halitit të  cilët   me  vite   kanë  probleme  me  qasjen  rrugore.

Kryetari ju premtoi  se  kjo çështje   do të  jetë lëndë  e punëve  të  tij dhe  do  të  gjendet  zgjidhja  që të  ndërtohet  rruga  që  është  edhe pjesë  e planit të  vet komunës që të  gjithë  qytetarëve  t’u mundësohet/sigurohet lidhja  rrugore  me të gjithë.

Misioni i ynë  është  para  së  gjithash  që  me  projektet  e këtilla  që  të  ju  përmirësojmë  jetën  e vështirë  lagjeve  më të  largëta  në komunën tonë  dhe  të ju mundësojmë përkrahje  për  ekzistencë dhe  zhvillimin  e  ekonomive familjare.

Kjo punë   na  është momentalisht më  se  e rëndësishme për  të  ardhmen.